Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOMENT/ "Mbylleni" kampionatin se Tirana është "kampione"

Shkruar nga NEWSPORT
KOMENT/ "Mbylleni" kampionatin se Tirana është

Kampionati ynë është ai që karakterizohet shpesh nga gara e ashpër për kampionati apo edhe për mbijetesë. Duke ekzistuar një garë e tillë që këtë sezon duket edhe më e fortë, djemëve dhe talenteve të reja iu jepet pak mundësi. Por duket se një "shuplakë" të gjithë sistemit të futbollit tonë po i jep Tirana.

Bardheblutë tashmë ndër pretendentët kryesorë për të fituar kampionatin, kanë "fituar" talentet e ardhshme të futbollit kombëtar. 24 herë kampionët me Emmanuel Egbo që i njeh çdo detaj kryeqytetasve po na japin "filizat" e rinj të futbolli. Duke filluar nga Jurgen Çelhaka. Nga mosha është i vit lindjes 2000, por në fushë duket një "veteran". I sigurtë, teknik dhe me vizion. E ardhmja e mesfushës i përket atij. Për të vijuar me Ernest Muçin. I shumë lakuar për golat e tij me moshat dhe tashmë po bën emër tek Tirana. Vetëm 18 vjeç ka shënuar 6 gola deri më tani me fanellën e ekipit të tij të zemrës.

Marsel Ismajilgeci, mbrojtës modern i krahut të majtë. Ashtu si Çelhaka janë bashkëudhëtarë në karrierën e tyre si bardheblu. Edhe ai një premtim i madh i së ardhmes. Në fushë në ndeshjen e kupës kundër Kastriotit pamë edhe një 17-vjeçar si Andri Stafa. Që nëse e shikon me vëmendje të ngjan me njëfarë Luka Modric dhe jo vetëm për nga modeli i flokëve.

Djem të tjerë si Qirko, Çejku, Beshiraj, Halili që nuk e kalon asnjëri moshën 21 vjeç duken që janë një e ardhme e ndritur për rekordmenët e futbollit tonë. Tirana po prentendon të fitojë titullin pas një dekade mungesë dhe do që t'ia arrijë me të "vetët". Me djemtë që e kuptojnë rëndësinë e fanellës që kanë veshur, me djemë që janë tifozë me atë fanellë.

Në një futboll plot halle si i joni ky është shembulli për t'u ndjekur. Të investosh, të besosh dhe të fitosh nga talentet e reja. Nga paraqitjet pozitive që këta lojtarë kanë bërë me Tiranën, ka bërë që interesi nga klubet e huaja të jetë i madh. Dhe nga kjo 24 herë kampionët mund të fitojnë shuma të mëdha. Për mua sot kampionati ështe i "mbyllur" dhe Tirana është "kampionia". Sepse të fitosh disa talente është më e rendësishme se sa të fitosh një titull.   /Endri Çinari /

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga