
Aktivitetet sportive, kryesisht ato futbollistike pothuajse kanë pushuar për shkak të festave të fundvitit dhe tashmë të gjithë bëjnë një kthim pas në kohë për të bërë bilancin e vitit.
Viti 2019 për Shqipërinë nisi krejt ndryshe, me një vendim drastik të qeverisë lidhur mbi aktivitetin e basteve në vend duke i mbyllur të gjitha llojet e tyre. Një vendim i cili u mirëprit nga një pjesë e mirë e njerëzve, teksa të tjerë e panë me skepticizëm duke vendosur në dyshim gjithmonë nëse bastet ishin "zhdukur" nga territori shqiptar dhe a përfitoi realisht vendi nga mbyllja e tyre?!
E sigurt është që shteti shqiptar pësoi humbje në ekonomi pas heqjes së basteve, pasi ky aktivitet gjeneronte miliona euro në vit dhe buxheti i shtetit mbushte arkat nga taksat e marra. Nga ana tjetër dyshimet të forta janë se kompanitë e basteve në vend vazhduan aktivitetin e tyre, tashmë jo me një subjekt fizik e as me taksa të paguara, por të fshehur dhe online. Ditët e sotme kushdo që dëshiron të vendosi një bast, mund ta bëjë atë fare thjeshtë nga telefoni i tij. Në këtë mënyrë bastet vendosen për kompani që janë jashtë vendit ose për kompani "fantazëm", shteti nuk arrinë më të vjeli asnjë taksë, vendet e punës në krahasim me kohën kur lejoheshin janë më të pakta për mos të thënë nuk ekzistojnë dhe pasurimi i pronarëve të tyre vazhdon ende. A ishte mbyllja e basteve e mira e këtij viti apo një lëvizje e gabuar kjo mbetet ende për tu parë? Por nëse bastet vazhdojnë online ç'kuptim ka mbyllja e tyre në mënyrë të "ligjshme"?
Koment nga Edmond Arizaj:
Mbyllja e llotove NUK eshte lajmi me i mire per 2019
Me pelqen
pozitiviteti i Rudina Xhunges. Megjithese ndonjehere jashte realitetit,
nuk ka ne gjuhen e saj keqdashje, nuk ka ne shprehjet e saj
dashakeqesi.
E bera kete paranteze jo per amortizim te replikes,
por sepse u perpoqa vertete qe te lexoja me pozitivitetin e Rudines se
"lajmi me i mire ne Shqiperi per 2019 ishte mbyllja e llotove". Nuk
mungonte sigurisht pozitiviteti romantik i Rudines qe nuk ndan
shkrimtaren nga gazetarja, teksa pershkruante paksa emotive se si nje
ish lokal i madh llotoje, ku dikur hynin brenda "budallenj" qe mendonin
se do pasuroheshin shpejt, sic ia kishte shpjeguar ajo femijes se saj,
ishte kthyer ne nje dyqan lulesh ku shiste nje djale i ri, e qe ajo
shpresonte te blinin te gjithe lule aty qe ai t'ia dilte, pra te mos
falimentonte. Le ta ndajme pak tani realen nga romantikja. Sa taksa
paguan ne shtet ai dyqani i luleve? Sa punetore ka ne bordero? Sa
biznese te tjere (kafe, uje, pije etj) kane pune me te? Sa profesioniste
te lire (hidraulike, elektriciste, marangoze) te pakten nje here ne
muaj kane pune me te? E pra, te gjitha keto, e ca me shume mbase, i
kishte ai lokali i madh qe ke pare dikur. Ky i luleve, vetem aromen e
mire ka, po ti e di qe parate nuk mbajne ere. Kush fitoi Rudine, e ke
pyetur ndonjehere veten? Shteti humbi diku tek 50 milione euro ne vit.
Qe normalisht ne keto dite te keqia dhe te bukura te fundvitit mund te
ishin perkthyer ne banesa per disa te pastrehe te termetit, apo ne 200
leke me shume shperblim per pensionistet, sa per t'i shtuar nje bisht 3
mije lekeshit qe mezi ua dhane...Shume te rinj humben sepse mbeten pa
pune. A e di kush fitoi? Po ata qe fitonin. Vetem se tani me shume,
sepse nuk paguajne asgje ne shtet. Ka ndryshuar vetem menyra, nga print
ne elektronike, si gjithcka. A po, tani ti nuk i sheh se s'ka me tabela,
dhe meqe nuk i sheh mendon se u zhduken dhe ky eshte lajmi me i mire.
Nuk kane per t'u zhdukur ndonjehere Rudine, pavaresisht deshires tende
dhe mijera te tjerave. Legjitime dhe mese e drejte sigurisht. Por
shteti, qofsha i gabuar, nuk vepron me deshira, me pasione, apo me
cuarje keq ne mengjes. Vepron me llogari. E ne llogari te fundit, shteti
ja futi kot, ja futi vetes. Rama si kryeshpatari i kesaj beteje, mendoi
se fitoi, por si ne shume beteja te tjera, vetem sa i veshi rroba te
reja nje trupi qe kalbet...
Rregullat dhe ligji, jane te vetmet qe
mund ta sistemojne situaten, megjithese jam pak dyshues dhe per kete,
sepse tani qe provuan fitimet pa shpenzuar asgje, kush do qe t'i
nenshtrohet rregullave dhe ligjit?! Nuk ishin te paligjshme, ishin te
parregullta dhe ne mase, si qelizat e kancerit, por ama me license e
leje pikerisht nga brenda shtetit...Te lutem mos me thuaj qe kemi nje
shtet social dhe prandaj vendosi te sakrifikonte nga buxheti qe te
shpetonte ata qe luanin me pak, femijet, pleqte, te papunet, apo ku di
une? As mos e mendo! Minimumi duhej bere nje studim. Maksimumi? A e di
ke do quaja une vertete nje lajm te mire; sikur te pakten nje grua nga
ato qe punojne ne fasone ta degjonim te fliste njehere se sa e kenaqur
ishte me punen qe bente, se sa mire i shperblehej mundi dhe djersa, se
sa ndihme merrte sa here helmohej nga materialet...Nuk do ta gjejme kete
lajm te mire, sepse ato gra e vajza jane krejt jashte syrit tone,
njesoj si llotot. Kujtohemi vetem kur behen lajm per helmime
masive...Tek ato mund te cajne vetem gazetaret investigative te mbuluar
me kamera te fshehta (Duhet t'i falenderojme shume, jane te vetmit qe
sjellin rrallehere nje realitet te dhimbshem)...
Jo per pesimizmin
tim patologjik Rudine, as per te bere bojaxhiun me te zeze, por realisht
nuk me duket se per kete vit Shqiperia ka pasur ndonje lajm te mire, aq
me shume lajm me te mire se te tjeret.