Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kombëtarja shqiptare e basketbollit mbetet pa trajner, tekniku shkodran lajmëron dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja shqiptare e basketbollit mbetet pa trajner, tekniku shkodran

Tekniku shkodran i kombëtares shqiptare të basketbollit, Afrim Bilali nuk është më trajner i kuqezinjve. Shqipëria do të grumbullohet me 10 korrik për përgatitjet për kualifikueset e Europianit të 2025-ës dhe mesa duket me trajner të ri.

Arsyeja e dorëheqjes së trajnerit është Federata Shqiptare e Basketbollit që sipas tij ka kushte të paplotësuara.

Tekniku e deklaroi dorëheqjen edhe me anë të një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook.

“Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakordësuara më herët, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi Kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoja me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, tha në statusin e tij tekniku shkodran Bilali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga