
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj tre ndeshje në muajin nëntor. Kuqezinjtë do të grumbullohen në datën 9 nëntor dhe vetëm 2 ditë më pas do të luajnë vëllazëroren me Kosovën në "Elbasan Arena".
Më pas në 15 dhe 18 nëntor janë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, të dyja në shtëpi.
Për të treja duelet, stafi teknik I kuqezinjve nuk do të ketë në dispozicion Keidi Baren. "Pitbulli" I mesfushës ka pësuar një dëmtim në ndeshjet e fundit me kuqezinjtë, duke mos qenë gati as me klubin e tij, Espanyol në Spanjë.
Në këto kushte, trajneri Edi Reja do duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për 23 vjeçarin, që është një ndër luftarakët e mesfushës.
Poll