Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KOKSH-i dhe bastet online, rrëfehet Fidel Ylli: Janë në gjithë botën, po në Shqipëri?!

Shkruar nga NEWSPORT
KOKSH-i dhe bastet online, rrëfehet Fidel Ylli: Janë në

Nga RETIN TOKA

Lidhja e tij me sportin është shumë e ngushtë. Daton që prej fëmijërisë së hershme, kur në një ditë të zakonshme në shkollë zbuluan se ai mund të bëhej mundës i zoti. Fidel Ylli, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, vjen me një rrëfim enkas për revistën Newsbomb.al.

Ashtu sikurse është mësuar gjithëkund, heq dorezat dhe thotë gjithçka ashtu si e mendon. Axhenda e tij e ngjeshur na lë në suspancë për pak kohë, por më pas na rrëmben dhe na fut në botën e tij, plot ide dhe projekte interesante. Fideli duket që e dashuron dhe dëshiron ta bëjë sportin shqiptar një yll të madh në hapësirën e pafundme. Por, që të ndodhë kjo duhet doemos mbështetja e qeverisë.

Rikthimi i basteve në Shqipëri ka qenë kryefjalë e medieve për muaj me radhë. Por, çfarë pritet? Këtë, projektet e KOKSH-it, marrëdhëniet me Federatat dhe roli i politikës, presidenti i tregon të gjitha për Newsbomb.al. Kur e pyet për pasionin dhe mbështetjen e fortë që i bën sportit, Fidel Ylli thotë se pas saj nuk fshihet asgjë tjetër veç dëshirës për ta masivizuar atë në Shqipëri.

“Shiko, në fakt pas këtij pasioni të madh siç dhe ju e cilësoni nuk fshihet asgjë, veç dëshirës që të zhvillojmë sportin, ta masivizojmë atë për të mirën e vendit tonë. Një sport në progres për një shoqëri të shëndoshë. Pastaj unë kam lidhje të forta siç e dini sepse vetë kam qenë një sportist, kampion mundjeje në Shqipëri. Dua të bëj më të mirën për vendin tim dhe kontributi për progresin e sportit, është një dëshirë e kahershme…”

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën prej 20 tetorit e e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga