Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e nëntë e Superligës, ja cilat skuadra i favorizon koeficienti i skedinës

Shkruar nga NEWSPORT

Sot do të nisë të luhet Kategoria Superiore, pikërisht java e nëntë e saj. Skuadrat analizohen në detaje, teksa janë kompanitë e basteve, të cilat bëjnë dhe vlerësimin e tyre përsa i përket rezultateve që kanë marrë më parë dhe pritshmëritë që janë për takimin e radhës.

Sipas kompanisë së basteve "Euro Live", këtë javë favorizohen Flamurtari, Tirana dhe Kukësi, të cilat kanë koeficientët më të ulët për të fituar. Fitorja e Flamurtarit kuotohet me 1.7 ndërsa Tirana me 1.65. Duke qenë se Kukësi nuk ka falur në asnjë ndeshje në fushën e tij, "Euro Live" ka kuotuar me koeficient 1.2 verilindorët për një fitore të mundshme kundër Luftëtarit.

Në balotazh është përballja Partizani - Skënderbeu, e cila pritet që të zhvillohet në fushë asnjëanëse. 2.65 vlen fitorja e Partizanit dhe 2.5 fitorja e Skënderbeut. Barazimi është vlerësuar me 3.15.

E vështirë është zgjedhja mes Teutës dhe Laçit. Skuadrat në fjalë janë në vendet e fundit të tabelës, teksa durrsakët vlerësohen 2.35 në rast fitoreje dhe 2.9 kurbinasit. Barazimi kuotohet me 3.1.

[caption id="attachment_49264" align="aligncenter" width="818"]skedin Faksimile e koeficienteve të vendosur nga "Euro Live"[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga