Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klubi i kuq shpërblen "demat", lojtarët mbushin xhepat pas barazimit me Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i kuq shpërblen "demat", lojtarët mbushin xhepat pas

Drejtuesit e klubit të Partizanit kanë vendosur shpërblim për lojtarët pas barazimit që morën ndaj Kuksit në stadiumin "Zeqir Ymeri".

Fitorja ishte vlerësuar me 1000 euro, ndërsa barazimi 500.

Skuadra e Partizanit ka pasur premio edhe për barazim në ndeshjen kundër Kukësit. Kjo ndeshje kishte rëndësi në lidhje me vazhdimësinë e ekipit dhe drejtuesit e kanë vlerësuar shumë këtë takim. Përpara takimit, drejtori sportiv Edmond Haxhija, i ka vendosur premion në dhomat e zhveshjes futbollistëve.

Ekipi ka patur edhe të tjera shpërblime të majme, por më shumë gjatë Kupave të Europës. Edhe në derbin kundër Tiranës klubi ka akorduar premio për lojtarët e kuq.

Futbollistët janë ende në pritje të premios së parë ndaj Tiranës dhe ndoshta premiot; si ajo për ndeshjen me Kukësin dhe ajo e derbit, do të merren njëherësh.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga