Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klubi i PARTIZANIT zyrtarizon largimin e mesfushorit: Nuk iku prej lekëve, mos hamendësoni (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i PARTIZANIT zyrtarizon largimin e mesfushorit: Nuk iku prej lekëve,

Fatjon Jusufi është zyrtarisht i larguar nga skuadra e Partizanit. Mesfushori i afruar me bujë në merkaton e dimrit, ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me 15-herë kampionët e vendit.

Klubi i kuq ka reaguar përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ku bënë me dije që ka qenë vetë dëshira e mesfushorit për të qenë pranë familjes së tij. Mohohet kategorikisht të ketë pasur mosmarrëveshje për çështjet financiare.

"Klubi dëshiron të informoj opinionin sportiv në lidhje me rastin Fatjon Jusufi. Lojtari i cili iu bashkua skuadrës në ditët e para të muajit Janar, ka ndërprerë gjatë ditës së enjte me mirëkuptim reciprok marrëveshjen me drejtuesit. Sqarojmë se kjo lëvizje ka ardhur si kërkesë e vet Lojtarit për të vijuar karrierën diku tjetër për arsye ambjentimi dhe familjare.

Ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve nuk ka të bëj me aspektin financiar siç edhe është aluduar në media të ndryshme, lajme të cilat nuk janë aspak të vërteta por thjesht sajesa mediatike. Shpesh herë portalet dhe mediat sportive publikojnë shifra jo reale duke u bazuar vetëm në hamendësime, siç ndodh rëndom me rastin Partizani. Klubi dëshiron ti uroj shumë suksese Fatjon Jusut në karrierën e tij sportive", shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga