
Ditët e fundit nëpër media, ka patur akuza nga presidenti i Kukësit se Partizani po fiton takimet me arbitra dhe gjithashtu ai ka dalë me deklarata të bujshme në media. Klubi i Partizanit, deri më sot pothuajse i kishte injoruar në heshtje, por tani me një reagim të plotë kundër tij, ka "shpërthyer" në media. Kështu për mediat ata thonë se Kukësi është ekipi më i favorizuar dhe se ndeshjen me Tiranën janë ata që e kishin miqësore pasi për ne ka qenë si një "luftë".
"Klubi i Partizanit reagon ndaj akuzave dhe pretendimeve të presidentit të klubit të Kukësit, z Safet Gjici. Në media Gjici ka kauzuar se Partizani po favorizohet nga arbitrat në çdo ndeshje. Klubi i Partizanit kërkon t'i përgjigjet kreut të Kukësit se kush është skuadra më e favorizuar apo më e dëmtuar nga gjykimet përgjatë kampionatit.
Partizani rezulton se është skuadra më e dëmtuar, ndërsa për koicidencë, Kuksësi, i cili aktualisht është bashkëkryesues me ne, rezulton si skuadra më e favorizuar nga arbitrat. Fakt ky që bie ndesh me pretendimet e Gjicit.
Të mos harrojmë ndeshjen e fundit kundër Tiranës, ku për kuksianët ishte si një miqësore, ndërsa për ne derbi u karakterizua nga një lojë e fortë me shpirt të lartë gare.
Vetëm Gjici e pa që Partizani e fitoi derbin me gjyqtarë, pasi penalltia ishte.
Klubi i Partizanit ka të drejtën e plotë morale të mendojë dhe të theksojë se është një nga skuadrat më të dëmtuar të këetij sezoni nga gjykimet e ndeshjeve", përfundon klubi.