Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klubet shqiptare, merkato deri të dielën për Europën

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani, Tirana, Teuta dhe Kukësi janë klubet që do të na përfaqësojnë në kompeticionet europiane si Champions dhe Europa League për sezonin 2016-2017. Këto skuadra kanë nisur përgatitjet pak ditë më parë, ndërsa periudha për të kryer merkato është e kufizuar.

[caption id="attachment_2965" align="alignleft" width="300"]Tirana 1 Presidenti Halili dhe kapiteni i Tiranës Gentjan Muça[/caption]

Skuadrat janë të detyruara që të plotësojnë organikën e tyre deri në orën 23.59 të ditës së dielë, pra të datës 19 qershor. Më 20 qershor do të do të hidhet shorti për takimin e parë eliminator të këtyre skuadrave, ndaj është e detyrueshme që lista përfundimtare e federimit të dorëzohet mbrëmjen e së dielës.

[caption id="attachment_897" align="alignright" width="300"]stervitja kukesi Nisja e përgatitjeve të Kukësit[/caption]

Deri më sot aktivë kanë qenë kuksianët, të cilët kanë afruar Polizoi Arbrin dhe Sidrit Gurin, ndërsa kanë në provë tre lojtarë kroatë, të cilët janë aktivizuar në takimin e djeshëm miqësor që u luajt në Maribor ditën e djeshme. Ndërsa Tirana sot ka nisur përgatitjet me 18 futbollistë. Teuta nesër do të udhëtojë drejt Austrisë, ndërsa janë larguar të huajt Bernard, Lukiç, Jilli dhe janë afruar Marku dhe Raboshta. Sa i përket Partizanit, janë rikonfirmuar disa futbollistë të sezonit të shkuar dhe është afruar Hakaj nga radhët e Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga