Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Polonia "s'e njeh humbjen" me të në stol, Shqipëria me mision të vështirë në Varshavë për të rrëzuar "të pathyeshmin" Jan Urban

Shkruar nga NEWSPORT
Polonia "s'e njeh humbjen" me të në stol,
Jan Urban - Trajneri i Polonisë

Që prej ardhjes në stol të Jan Urban në krye të Polonisë, gjërat kanë ndryshuar për këta të fundit. Në ndeshjet që ata kanë luajtur para se të zbresin sot në mbrëmje për sfidën me Shqipërinë në Varshavë, bilancet flasin në favorin e tyre.

Pasi zëvendësoi të larguarin Michael Probierz i cili dha dorëheqjen një muaj më parë për shkak të humbjes me Finlandën në shifrat 1-2, timonieri 63-vjeçar ka tjetërsuar totalisht fytyrën e kësaj skuadre duke i udhëhequr në 4 fitore dhe vetëm 2 barazime. 

Krahas rezultateve pozitive, në Varshavë mburren dhe me golavarazhin, 11 të shënuar dhe 5 të pësuar. Të dhëna që nuk duhen anashkaluar nga Kombëtarja shqiptare, e cila sheh një tjetër Poloni, ndryshe nga ajo skuadër me të cilën janë mësuar në ndeshjet e fundit direkte. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu