
Vllaznia do të përfitojë nga ndihma financiare e miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe pse klubi shkodran është nën administrimin e Bashkisë së Shkodrës, institucioni i futbollit në vend ka bërë përjashtim për ekipin kuqeblu duke e radhituar në 10 skuadrat e Superiores që do të përfitojnë 300 mijë lekë (të vjetër/person).
Në një nga pikat e paraqitura sot nga FSHF-ja shkruhej: “Klubet që varet nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë”. Rrjedhimisht edhe Vllaznia futej në këtë listë duke qenë se është në pronësinë e Bashkisë së shkodrës. Por, përmes zëdhënësit për shtyp Andi Verçani u bë me dije: “Klubet e Kategorisë Superiore e përfitojnë të gjithë, përfshirë edhe Vllazninë. Në listën e skuadrave që e përfitojnë është edhe ekipi i femrave shkodrane”.