Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Akordoi golin për KUKËSIN, flet gjyqtari Klodian SHAHINI: Ja pse e ktheva kokën nga asistenti

Shkruar nga NEWSPORT

Klodian Shahini është arbitri më i përfolur i momentit. Gjyqtari i linjës në ndeshjen Kukësi - Partizani (1-0) dha vendimin për gol të rastit të shumëdiskutuar të Kristal Abazajt. A e kishte kaluar apo jo topi vijën?

Për këtë newsport.al kontaktoi vetë gjyqtarin i cili tregoi momentin e golit të Abazajt. Ai shpjegoi arsyen se pse e ka kthyer kokën menjëherë nga asistenti, ndërsa thekson se vendimarrja ka qenë 100 përqind e atij.

"E kam parë që në moment rastin që po përflitet kaq shumë. Me bindje të plotë e them që ishte gol 100 përqind. Topi e kaloi plotësisht vijën. Nuk kam dyshime dhe për këtë kam qenë un ai që kam dhënë vendimin", tha fillimisht ai.

Gjestikulacioni i tij ku kthen kokën menjëherë nga asistenti ka ngjallur dyshime për golin e Kukësit. Megjithatë edhe këtë, Shahini ka një shpjegim:

"Në momentin kur topi kaloi vijën pashë nga asistenti pasi dy vendime njësoj janë më mirë se një. Por, e theksoj se isha i mirëvendosur, i pozicionuar ashtu si duhet me portën. Kur jemi 6 arbitra, na caktohen disa detyra dhe më kryesorja është të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Ndaj dua t'iu them se nuk kishte të bënte aspak me dyshimin tim nëse ishte apo jo gol. E them sërish se ishte gol dhe topi e kaloi plotësisht vijën", përfundoi ai. /R. TOKA/

Klodian Shahini

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga