Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klasikja tërheq vëmendjen e të huajve, ish-skuadra e Myrto UZUNIT kërkon të “peshkojë” sërish në kampionatin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e shtunë në “Loro Boriçi” u zhvillua Klasikaj e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, që përfundoi 1-0 në favorin e kryeqytetasve. Siç dihet tashmë ndeshje të tillla gjithmonë marrin vëmendjen jo vetëm të tifozëve dhe analistëve shqiptar, por edhe të huajve.

Pikërisht në Shkodër kanë qenë të panishëm përfaqësues të skuadrës së Ferencvaros, teksa kanë parë nga afër titullarin e Tiranës. Sipas shtypit të shkruar në radarin e tyre ka rënë mbrotjësi i kampionëve,. Bëhet fjalë për Behiratche, i cili ëhstë n jë pikë fikse në formacionin e Orges Shehit.

Lojtari është në fundin e kontratës me bardheblutë dhe pavarësisht se nuk e ka fshehur dëshirnë për të qëndruar në Tiranë, sërish një ofertë nga një ekip i huaj nuk do t’i thoshte dot jo. Sih-skuadra ku ka luajtur sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni dëshiron të “peshkojë” sërish në kampionatin shqiptar dhe duke parë situatën e Behiratches kërkon të përfitojë dhe ta transsferojë atë me parametra zero.

Nëse 22-vjeçari largohet nga kryeqyteti shqiptar do të ishte një humbje e madhe për kampionët, pasi do të shikojnë se një lojtar titullar dhe i rëndësishëm t’iu ikë nga duar pa pëfituar asgjë nga largimi i tij.

[caption id="attachment_689777" align="alignnone" width="300"] Behiratche[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga