Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Klasikja shqiptare dhe përballje "force", njihuni me 5 ndeshjet e Kategorisë Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Rikthehet ditën e sotme Kategoria Superiore. Ditën e sotme do të luhen 5 ndeshjet e javës së 3-të dhe në fushë do të ketë duele mjaftë interesante. Superliga do të hapet me 2 ndeshjet e para që do të luhen në orën 13:45.

Bylis pret Skënderbeun në "Adush Muça" dhe ballshiotët do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat duke parë që luajnë ndaj korçarëve me shumë ndryshime. Sfida tjetër është ajo mes dy ekipeve që këtë sezon u ngjitën në Superligë, Kastrioti-Apolonia. Krutanët luajnë në shtëpi dhe pasi mundën Partizanin, duan të mundin edhe Apoloninë.

Në orën 16:45 luhen edhe ndeshjet më të forta të ditës. Klasikja Vllaznia-Tirana do të luhet në "Loro Boriçi", me kryesuesit e Superligës që kërkojnë fitoren ndaj kampionëve në fuqi. Në këtë takim do të bëjë debutimin e tij në krye të stolit të Tiranës, trajneri Nevil Dede.

Partizani i drejtuar nga Ilir Daja pret Laçin në "Elbasan Arena", në një duel që mund të vendosin fatin e trajnerit Armando Cungu. Një tjetër rezultat negativ për kurbinasit mund të "trondisin" sërish pozitat e trajnerit Cungu.

Sfida tjetër do të jetë ajo mes Teutës dhe Kukësit. Durrsakët vijnë nga fitorja ndaj Tiranës dhe kërkojnë të fitojnë ndaj një tjetër rivali. Nga ana tjetër Kukësi nuk ka asnjë pikë në dy ndeshjet e para dhe një tjetër humbje sot mund të lëkundi jo pak pozitat e Gegës që vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga