Kryendeshja e kësaj jave në futbollin shqiptar është ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Edhe pse niveli i kësaj ndeshje meriton një stadium si ai i ‘Air Albanias’, në fund u mor vendimi për t’u luajtur në impiantin bardheblu.
Ditën e ndeshjes, impianti modern i kryeqytetit është prenotuar dhe do të luhet një turne bilardojë, më saktë ‘Snooker’. “Arena Snooker Cup 2023” quhet eventi i organizuar nga Federata Shqiptare e Snooker-it dhe do të zhvillohet në datat 15 dhe 17 dhjetor me plot 42 garues, ndër ta edhe kampioni i botës, Eklent Kaçi.
Ndërkohë, dy skuadrat e futbollit vijojnë përgatitjet për këtë ndeshje, të cilën dëshirën e kishin për ta zhvilluar në një fushë më të mirë.
Turneu "ARENA SNOOKER CUP 2023"