
“Klasikja” e Shqipërisë Vllaznia-Tirana këtë sezon u ka buzëqeshur shkodranëve. Në tre takimet që janë zhvilluar deri më tani në Superiore, kuqeblutë kanë dy fitore dhe një barazim.
Statistika këto të jashtëzakonshme përballë kampionëve që kërkojnë konfirmimin e dytë rradhazi. Skuadra e Orges Shehit ka arritur të mposhtë tetë ekipe në Superiore të paktën nga një herë. Vetëm me Vllazninë nuk ka asnjë rezultat pozitiv.
Megjithatë Tirana u ngushëllua përballë shkodranëve me fitoren ndaj tyre në Superkupë 3-2. Nesër në “Loro Boriçi” është momenti i fundit që tekniku Shehi ta thyejë fortesën e kuqebluve. Një rezultat pozitiv do të ishte një hap i madh drejt titullit kampion.
Poll