Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet ditën e sotme. Java e 16-të do të nisë me dy ndeshje të rëndësishme pasi fillimisht do të luhet në Korçë me Skënderbeun vendas që pret Laçin. Takimi do të luhet në orën 16:45 dhe të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Korçarët kërkojnë të largohen nga zona e ftohtë, ndërsa Laçi do të tentojë të mbajë ritmin e skuadrave kryesuese.
Në orën 19:45, në “Air Albania” do të luhet klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Të dyja skuadrat kanë si objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye do të tentojnë që të marrin fitoren. Bardheblutë kryesojnë kampionatin, kurse Vllaznia renditet në vendin e 4-të dhe me një fitore mund të ngjitet me lartë në klasifikim.
Java e 16-të e Superligës:
Skënderbeu-Laçi 16:45
Tirana-Vllaznia 19:45