Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Këtu është situatë e rëndë”, ish-drejtori i PARTIZANIT “sms” nga Italia: Nisni futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
“Këtu është situatë e rëndë”,

Situata në Shqipëri nuk është njësojë si në Itali e për këtë arsye futbolli duhet të rifillojë. Ish-drejtori I Partizanit, Dritan Dervishi në një intervistë për “Syri TV”, është shprehur se në Itali nuk po mendojnë për mbylljen e sezonit pasi dëmet ekonomike do të jenë të mëdha.

Aktualisht ai mban një post drejtues te Hellas Verona. Foli gjithashtu për kohën që duhet për lojtarët në mënyrë që të jenë gati për rikthimin në fushë.

“Është e vështirë në Itali të flitet për normalitet të futbollit. Shqipëria nuk ka shumë raste të prekura krahasuar me Italinë, këtu situata është shumë e rëndë. Në fazën e parë ne ishim të izoluar plotësisht. Kishim si qëllim të izolonim lojtarët dhe të stërviteshin në shtëpi kurse rasti në Shqipëri është më ndryshe pasi nuk ishit shumë të goditur nga koronavirusi”, u shpreh Dervishi.

Rikthimi i futbollistëve?  “Futbolli duhet të rifillojë pasi është sport popullor. Por gjithçka duhet të rifillojë me një siguri totale, pasi kush do të mbajë përgjegjësi nëse lojtarët infektohen”.

Problematika në Itali? “Na qëlluan disa lojtarë pozitiv me koronavirus dhe u izoluam të gjithë. Ne si klub i dërguam të gjithë futbollistët në shtëpi dha ata vijuan stërvitjen.

Në Itali nuk flitet të ndërpritet futbolli pasi janë shumë interesa të mëdha dhe askujt nuk i shërben anulimi i futbollit. Verona nuk ka ulur pagat, ka paguar të gjithë lojtarët nuk kemi probleme financiare”.

Stërvitja në shtëpi? “Dëgjova një doktor që tha 20 minuta të zhvillohet një pjesë. Kjo është e pamundur pasi rregullorja është e qartë pasi duhet të luhen 45 minuta. Lojtarët kanë nevojë për stërvitje pasi do të rikthehen me rrezikun e madh për të pasur probleme fizike.

Data 3 qershor është pak shpejt, do të isha dakord që futbolli të niste në datën 10 qershor. Është shumë e vështirë dhe e komplikuar si kohë për të bërë stërvitje. Shumë e vështirë do të jetë dhe duhet mbi 3 javë stërvitje që lojtarët të rikthehen në formë të mirë fizike”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga