
Kanë shkelur për herë të parë në Superligë dhe kanë lënë gjurmë më shumë se të tjerët që e kanë provuar të debutojnë në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon.
Bëhet fjalë për 10 futbollistë që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre në pjesën e parë të sezonit dhe që kanë rezultuar vendimtarë për ekipet e tyre, duke justifikuar besimin e drejtuesve të klubit që i afruan në merkaton e verës.
Duke nisur nga Agoviç, portieri që ka nderuar Vllazninë në shumë ndeshje, për të vijuar me Weitzer po i ekipit shkodran, te Cmajcanin i Teutës, Zguro i Korabit dhe pa diskutim Rexhinaldo, golashënues i Luftëtarit.
Sulmuesi i Partizanit, Ekuban dhe mesfushori i Tiranës Merveile janë absolutisht, dy lojtarë të tjerë që ka fituar Superliga në këtë sezon.
Ndërkohë që Flamurtari ka “zbuluar” tre lojtarë: mbrojtësi i majtë, Milos Rniç, mesfushori qendrës, Donjet Shkodra dhe mesfushori me tipare sulmuese, Ivan Galiç.
10 lojtarët që kanë shkëlqyer në sezonin e parë të tyre në Superligë:
Kaleb Ekuban Partizani
Merveille Ndockyt Tirana
Rexhinaldo Luftëtari
Jasmin Agoviç Vllaznia
Ivor Weitzer Vllaznia
Milos Rniç Flamurtari
Ivan Galiç Flamurtari
Donjet Shkodra Flamurtari
Tarik Cmajcanin Teuta
Vangjel Zguro Korabi