Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Këshillat e fundit dhe vetëm një mungesë, Teuta mbyll përgatitjet ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Këshillat e fundit dhe vetëm një mungesë, Teuta mbyll

Teuta do të luajë ditën e nesërme ndaj Kukësit në "Niko Dovana", me fillim nga ora 16:00. Durrsakët pas fitores ndaj Tiranës, një javë më parë kërkojnë një tjetër sukses për të ruajtur rimtin dhe për të mos lëshuar terrer me kryesuesit. Ditën e sotme, Teuta ka bërë përgatitjet e fundit, ndëra stafi teknik me në krye trajnerin Martini ka dhënë edhe këshillat e fundit për lojtarët. Në këtë ndeshje mungesa e vetme për Teutën do të jetë mbrojtësi i krahut të majtë, Kouros që ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Pjeshka ose Jackson Ferreira.

Postimi i Teutës:

Prag Kukësi, Kuro e vetmja mungesë

Djemtë e detit kan mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 21-të sezonal ndaj Kukësir, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot pasdite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj verilindorëve.

GJËNDJA E EKIPIT: Aleksander Kuro është e vetmja mungesë për takimin e së merkurës. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartova të verdhë (4) dhe e bën të pamundur aktivizimin ndaj Kukësit. Është rikthyer dhe Sebino Plaku nga detimiet, pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga