Sunderland është përballur me një humbje katastrofike në shtëpi, pasi është mposhtur 0-5 nga Nottingham Forest, për llogaritë e javës së 34-të në Premier League.
Skuadra në të cilën aktivizohet dhe Granit Xhaka, i cili ishte në fushë përgjatë 90 minuta, nuk ia doli t'i rezistonte furisë së sulmeve të kundërshtarit duke pësuar plot 5 gola dhe i largohet akoma më shumë zonës europiane, duke mbajtur vendin e 11-të me 46 pikë.
Në anën tjetër, për Nottingham kjo ishte një fitore shprese pasi me tri pikët e siguruara largohet përkohësisht nga rreziku i rënies nga kategoria dhe shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e 16-të.
Sunderland 0-5 Nottingham Forest (Hume 17', Wood 31', Gibbs-White 34', Igor Jesus 37', Anderson 90'+5)
Autogoli i Hume (Sunderland 0-1 Nottingham)
Goli i Wood (Sunderland 0-2 Nottingham)
Goli i Gibbs-White (Sunderland 0-3 Nottingham)
Goli i Jesus (Sunderland 0-4 Nottingham)
