Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kërkojnë Superioren, FLAMURTARI ka gati rikthimin e madh në skuadër

Shkruar nga NEWSPORT

Flamuartari dështoi edhe këtë sezon në ngjitjen në Superiore. Te kuqezinjtë tashmë ka nisur puna pë sezonin e ri dhe i vetmi objektiv është rikthimi në Elitë. Për të bërë realitet diçka të tillë në Vlorë po projektohet një rikthim i madh.

Drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë në shtëpi “djalin” e tyre. Hektor Idrizaj pas 7 vitesh larg Vlorës është fiks momenti për të marrë përgjegjësi në skuadrën e Flamurtarit.

Idrizaj do të ishte një forcë e shtuar në repartin e mbrojtjes dhe eksperienca e tij do të ndihmonte kuqezinjtë në arritjen e objektivit. Kontatet mes palëve kanë nisur dhe tashmë në duhet të presim për tëmësuar më tepër se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Kujtojmë se vlonjati ka mbajrtur veshur fanelën e Flamurtarit në sezonin 2014-2016 dhe duket se këtë sezon është fiks momenti për t’u rikthyer në shtëpi. Gjithashtu ka luajtur edhe për Skënderbeun, Partizanin dhe Teutën.

[caption id="attachment_697462" align="alignnone" width="1920"]Hektor Idrizaj Hektor Idrizaj me fanelen e Partizanit.[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga