Kukësi do të luajë duelin e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës ditën e martë. Ky takim do të luhet në orën 13:00 në “Kukës Arena”.
Djemtë e Rraman Hallaçit kërkojnë të përmbysin rezultatin e takimit të parë, pasi në Durrës janë mposhtur 0-2. Verilindorët për këtë sfidë mjaft të rëndësishme ku në lojë është një biletë për në fazën tjetër kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kukësi ka surprizuar mbështetësit e skuadrës, teksa kanë vendosur që hyrja të jetë falas për të gjithë tifozët që kërkojnë të ndjekin ekipin në shkallët e stadiumit.
[caption id="attachment_684108" align="alignnone" width="235"] Postimi Kukës në rrjetet sociale[/caption]