
Kukësi vazhdon ende të jetë në merkato për gjetjen e një portieri. Pas dëmtimit të rëndë të Faton Malokut i cili pothuajse ka mbyllur sezonin, drejtuesit e klubi janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij. Duke parë që në skuadër i gatshëm është vetëm Stivi Frashëri, Kukësi është në kërkim të një portieri rezerv dhe ditën e sotme pritet të zgjidhet dhe numri dy i portës.
Alternativat janë Edvan Bakaj që ka mbyllur aventurën në Kosovë dhe Shpëtim Moçka që është larguar nga Tirana. Do të jenë drejtuesit e klubit ata që do të vendosin, por më i avantazhuari duket Bakaj që prite të rikthehet sërish në Superligën shqiptare.
Poll