Khvicha Kvaratskhelia është kthyer menjëherë në liderin e Napoit këtë sezon. Në 23 ndeshje ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 11 raste ndërsa ka dhënë edhe 14 asiste për shokët e ekipit.
Paraqitja e lojtarit gjeorgjian nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet “big” si brenda Italisë ashtu dhe jashtë saj. Në lidhje me kë ardhmen e 22-vjeçarit ka folur agjenti Mamuka Jugeli për “CalciaoNapoli”.
“Ka shumë interes nga klubet e tjera, por Kvara e do Napolin. Atij i pëlqen atje. Më ka thënë se e sheh veten në Itali vetem me Napolin. Ai nuk do të luajë në asnjë klub tjetër italian”, është shprehur agjenti i talentit gjeorgjian.
Vlera që presidenti i Napolit do të kërkonte për gjeorgjianin mendohet të jetë mbi 100 milionë euro, një shifër tepër e lartë, por mbetet të shihet se kush nga skuadrat mund të përballojë të shpenzojë një shumë të tillë.