Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 26-të të kampionatiti shqiptar. Një sfidë që do të luhet ditën e diel duke nisur që nga ora 13:00.
Për rrogozhinasit pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë kërkojnë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Edlir Tetova kërkon të blindojë vendin e 3-të në klasifikim, por ndaj durrsakëve nuk do ta ketë aspak të lehtë.
Kjo e gjitha për shkak të mungesave që “copëtojnë” Egnatian përpara një sfide të vështirë. Plot 3 lojtarë janë të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa një tjetër futbollist është i dëmtuar.
Allen Sherri, Donald Mëllugja dhe Arbin Zejnullai kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe nuk do të jenë të gatshëm ndaj djemve të detiti. Këtu do të shtohet edhe mungesa e Agbekpornu i cili në sfidën e Kupës la fushën i dëmtuar që në minutën e 34-të të pjesës së parë.
Në këtë mënyrë hallet për Tetovën janë shtuar, me trajnerin që duhet të “arnojë” formacionin për ditën e dielë, ku synimi janë vetëm 3 pikët. Në vend të Sherrit pritet të luajë Puja. Dyshen Mëllugja dhe Zejnullai pritet t’i zëvendësojnë Emsis dhe Lila, ndërsa në vend të Agbekpornu do të jetë Kacbufi.