Idriz (Idi) Batha është një lojtarë i cili ka qenë në qendër të vëmëndjes për skuadrat e Superligës. Mesfushori i cili i dha fund aventurës në kampionatin rumun me skuadrën e UTA Arad në fund të sezonit, shikohej si një alternativë e duhur për Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë.
Por, deri më tani asnjë nga skuadrat nuk ka arritur t’i plotësojë kërkesat e futbollistit. Sipas shtypit të shkruar Batha kërkon plot 9 mijë euro në muaj dhe kjo për ekipet shqiptare duke e pa përballueshme. Kjo gjë ka bërë që bisedimet mes klubeve dhe lojtarit të ngelin në vend numro.
Ditët e fundit në skenë për shërbimet e 31-vjeçarit ka dalë edhe skuadra nga Qipro. Bëhet fjalë për Apollon, i cili ndër vite ka patur në organikë shumë futbollistë. Bisedimet janë në avancime pasi trajneri rumun Bogdan Andone e njef shumë mirë Bathën.
Klubi i ka ofruar një kontratë dy vjeçarë lojtarit dhe pritet që të përfitojë mbi 10 mijë euro.