
Goce Sedloski ka ardhur me disa risi të veçanta te Vllaznia. Trajneri maqedonas debutoi fundjavën e shkuar me fitore 3-1 ndaj Erzenit përballë tifozëve shkodran dhe duekt se ka sjellë një frymë të mirë në ambient. Por, tekniku ka sjellë edhe disa kërkesa të veçanta për lojtarët edhe drejtuesit.
Një nga gjërat kryesore që trajneri e sheh të rëndësishme në stërvitje është disiplina. Rregull në çdo aspekt, edhe në detajet më të vogla. Nuk lejohen shkelmimet e kota të topave në stërvitje dhe biseda mes lojtarëve që nuk kanë lidhje me punën.
Kërkesat ndaj klubit varjojnë nga ushqimet deri te ndalimi i hyrjes në dhomën e zhveshjes. Para çdo ndeshjeje, maqedonasi kërkon një tavolinë plot me fruta, lëngje, fruta të thata dhe kafe ndërsa në fund të takimit, pica për të gjithë futbollistët. Një tjetër kërkesë që Sedloski e sheh të rëndësishme është që përveç lojtarëve dhe stafit teknin, askush tjetër të mos jetë i pranishëm në dhomën e zhveshjes gjatë fundit të pjesës së parë, madje as vetë presidenti.