
Kristjan Asllani bëri hapin e madh të karrierës verën e fundit duke kaluar nga Empoli te gjigantët e Interit për 14 milionë euro. Aventura e tij nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme teksa minutat janë me pikatore, çka është kthyer edhe në një çështje në Itali.
As me dëmtimin e Brozovic, Inzaghi nuk i gjeti vend shqiptarit, ndërsa tani që është kthyer kroati do të jetë akoma më e vështirë. Ndaj, në Itali po aludohet për një huazim në janar por është vetë Asllani që në një intervistë për Gazzetta dello Sport mohon të gjitha zërat.
“Aspak e vërtetë, është lajm falls. Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj. Isha unë që bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja sërish. Që nga fillimi e dija se çfarë do të kisha përpara. Është e gjitha pjesë e një rrugëtimi.”- u shpreh Asllani.
Asllani ishte titullar në miqësoren e Interit ndaj Gzira në Maltë duke shënuar edhe një supergol.