Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kërcënime për lojtarin suedez, shokët e mbështesin: "Fuck Racism"

Shkruar nga NEWSPORT
Kërcënime për lojtarin suedez, shokët e mbështesin:

Suedia u mund ditën e djeshme nga Gjermania falë një goli të Toni Kroos në minuatat e fundit, pas një faulli të shkaktuar nda Durmaz. Mbrojtësi suedez ishte futur në minutën e 75-të për të rritur forcën mbrojtëse por shkaktoi faullin fatkeq për ekipin e tij.

Reagimet pas ndeshjes ishin të paimagjinueshme, me një shpërthim komentesh kërcënuese dhe sharjesh në drejtim të futbollistit të Tuluz në kampionatin francez. Kjo ngjarje morri përmasa edhe më të mëdha pasi Durmaz ka lindur në Suedi nga prindër asirianë të ardhur si emigrantë nga Turqia, duke krijuar dhe një prapavijë raciste.

Federata suedeze e futbollit morri masa të menjëhershme duke bërë dhe denoncime në polici për këto kërcënime, ndërkohë që kundërpërgjigja më origjinale erdhi nga vetë kombëtarja e Suedisë ditën e sotme përpara seancës stërvitore. Lojtarët dhe stafi teknik u mblodhën rreth Durmaz përpara fillimit të stërvitjes duke dënuar këto sjellje.

Jam futbollist që luaj në nivelet më të larta, por është krejtësisht e papranueshme që të më quajnë gjakpërzier dhe kamikaz, që familja ime të kërcënohet. Jam suedez dhe krenar që e vesh këtë fanellë dhe mbroj këtë flamur. Dua t'u falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj", tha Durmaz para skuadrës, duke u kthyer nga shokët dhe duke i pyetur: "Ne jemi të bashkuar, ne jemi Suedia, apo jo?".

"Fuck racism!", ishte përgjigja në kor e gjithë ekipit bashkë me drejtuesit teknik.

Tags:

RUSI 2018

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga