Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mirel josa ndjen keqardhje dhe flet për titullin: Partizani më afër

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel josa ndjen keqardhje dhe flet për titullin: Partizani më

Humbja në derbi padyshim që ka shkaktuar mërzi te Tirana. Trajneri Mirel Josa pas ndeshjes u shpreh se ekipi i tij dha maksimumin në këtë ndeshje, por pavarësisht kësaj nuk arriti që të marrë një rezultat pozitiv. Për Supersport ai tha:

“Keqardhje ka, nuk e mohoj. Skuadra dha gjithçka dhe mua kjo më interesonte, që të jepnim 100%, pastaj do të vendosnin detajet. Jam shumë i kënaqur nga skuadra në pjesën e parë, ndërtuam lojë, qëndruam lart, shënuam dhe po luanim mirë, por pastaj erdhi ajo penallti që ishte rasti i vetëm ku Partizani u fut në zonë, sepse po rrezikonte me gjuajtje nga distanca. Në pjesën e dytë po luanim më të tërhequr, por po e kontrollonim shumë mirë ndeshjen dhe erdhi goli i Partizanit. Kështu e ka futbolli, lojtarët bënë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje, pastaj nëse humbet kështu nuk kam asnjë ankesë.

Kemi luajtur gjithnjë kështu me skuadrat e forta, e keni parë. Problemi im është ndeshja e luajtur një javë më pas dhe në këtë aspekt do të merrem me skuadrën, sepse duhet t’i karikoj si duhet për ndeshjen në Vlorë. Ndeshja me Partizanin edhe mund të humbet, por ndeshjet e tjera duan kujdes.”

Meqë fitoi sot, më duket Partizani më afër titullit, por është edhe përballja direkte me Kukësin, pa harruar përballjet direkte me Skënderbeun. Ne nuk patëm fat me dëmtimet sot, sepse dy lojtarë u detyruan të dalin për probleme fizike dhe Taku ishte gjithashtu me probleme, ndërsa luajtën disa lojtarë të rinj e pa eksperiencë. Megjithatë, pësuam gol në fundin e çdo pjese dhe kjo më mërzit, sepse do të ishte shumë ndryshe nëse nuk pësonim gol në fundin e pjesës së parë”

Alex Valle & Antonio Rudiger

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.

Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ComoFootball (@comofootball)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga