
Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 8-të të Abissnet Superiore ndaj Egntias në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Arena Egnatia" dhe do të nisë në orën 13:45. Sot në konferencën për mediat ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
Numri një i stolit shkodran u shpreh se skuadra e tij nesër duhet të bëjë diferencën ndaj Egnatias për ta fituar këtë takim. Trajneri gjerman u pyet edhe për një aleancë mes Dinamos dhe Tiranës, por Brdaric u shpreh se nuk intereson aspak kjo gjë, por është i përqendruar te ndeshja nesër dhe kërkon me çdo kusht fitoren.
"Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë".
Kampionat i çuditshëm? "Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë sipër limitive dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme".
Dëmtimet? "Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër".
Pikët? "Këtu te Vllaznia asnjë nuk ëshë i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabil në mbrojtje dhe të luftojmë çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar".
Egnatia? "Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egntias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje".
Keni punuar për të përmirësuar gabimet e fundit? "Ndeshja e fundit në Kupë do të japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të urituar për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar".
Vështirësohet objektivi nëse nuk fitoni? "Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë".
I trembeni aleancave duke parë ndeshjet Tirana-Dinamo? "Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqëndruar aty", u shpreh Brdaric.