Tirana njoftoi ditën e sotme largimin e Orges Shehit nga posti i trajnerit të ekipit, por duke e cilësuar si pezullim dhe jo shkarkim. Pas intervistës së Orges Shehit të dhënë për Neësport.al ku tregon mbi këtë shkarkim, për mediat ka folur edhe presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili.
“Klubi jonë është një klub me tradita shumë i rëndësishëm. Sot jëmi përpara skuadrës për të diskutuar dhe për të bërë më të mirën pasi jemi para ndeshjes që nuk kemi shumë kohë. Kam bërë një bisede më skuadrën dhe kjo skuadër ku ndodhet me rezultatet e dobëta që ka patur këto dy ndeshje. Kontigjenti është shumë i mirë dhe shpresojmë që në ditët apo javët në vazhdim të bëjë kthesën. Ne kemi pasur një trajner që them që ka qenë një trajner i mirë, por kur nuk ka rezultate dhe nuk shkon skuadra mirë duhet bërë një ndërhyrje, duke larguar trajnerin nga skuadrat. Kemi një marrëveshje që do ta zbatojmë deri në fund, duke i dhënë një pezullim duke respektuar kontratën që përfundon në fund të muajit maj. Përsa i përket drejtimit të skuadrës kemi menduar se nuk kemi kohë dhe do të vendosim trajner nga akademia jonë, Jul Ahmataj me gjithë stafin e tij. Madje dhe stafi që është prezent sot pranë skuadrës. Ahmataj do të jetë trajner i përkohshëm”, u shpreh Refik Halili.
-Do e lini të lirë Shehin nëqoftëse ai ka oferta?
“Unë erdha që t’iu jap këto shpjegime, në vazhdim do të flasim. Përsa i përket kësaj që thamë mendoj se jemi të qartë. Kam ardhur të flas me skuadrën dhe me stafin. Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, shikoni Orges Shehin po feston në një lokal lluksoz me presidentin e Dinamos me Çarçanin me njerëzit e afërt të tij. Në ditët në vazhdim e rëndësishme është që ekipi të eci përpara. Shehi është i pezulluar nuk ka asgjë tjetër nga njoftimi i klubit."
-Rezultatet janë problem i Shehit apo i skuadrës?
"Në ditët në vazhdim do të flasim…Kjo skuadër do të shkojë shumë para jam i bindur për këtë."