Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kemi marrë Muratajn dhe Junior", deklarata e Ilir Dajës dhe ngërçi në klubin e kuq, pse nuk prezantohen dy lojtarët e Partizanit?

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi marrë Muratajn dhe Junior", deklarata e Ilir Dajës dhe

Valentino Murataj dhe Stenio Junior ishin dy afrimet e para të Partizanit në këtë merkato dimri, të konfirmuar zyratarisht nga trajneri Ilir Daja. Mirëpo deri më tani nuk ka asnjë prezantim në klubin e kuq dhe kjo ka ngjallur jo pak dyshime. Tekniku kryeqytetas u shpreh se është arritur marrëveshja për t'i pasur në ekip të dy lojtarët çka do të shtonte në skuadër konkurrencën për një fanelë titullari.

Në ndeshjet e fundit, Partizani ka vuajtur jo pak dhe përforcimet në çdo repart të organikës tanimë janë bërë të domosdoshme. Këtë fundjavë të kuqtë luajnë në transfertën e Korçës. Pritej që në fillim të kësaj jave të prezantoheshin të dy futbollistët e sipërpërmendur, por një gjë e tillë ende s'ka ndodhur. Nevoja për lojtarë cilësorë është e dukshme dhe një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë 54-vjeçari i pankinës kryeqytetase.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga