
Pas ndeshjes kundër Besiktas ku Tirana humbi 0-2 dhe u eleminua në turin e dytë nga Uefa Conference League, foli edhe Regi Lushkja që ka qenë një lojtar vendimtar në ndeshjet europiane të Tiranës.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë me Batumin në të dyja sfidat dhe jam futur në fushë gjithmonë për të ndihmuar ekipin.
Dhamë maksimumin, por keqardhje pasi nuk shënuam në pjesën e parë pasi bëmë një ndeshje mjaft të mirë. Kishim rastet tona në 45 minutat e para.
Dihet kush është Besiktasi, një ekip shumë i fuqishëm në çdo aspekt. Por nuk i dihej pasi futbolli ka surpriza dhe ne bëmë një lojë mjaft të mirë”.
Poll