Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Këmbanë alarmi" me dëmtimet te Skënderbeu, mesfoshori "braktis" korçarët, zbulohet çfarë ka ndodhur

Shkruar nga NEWSPORT
"Këmbanë alarmi" me dëmtimet te Skënderbeu,

Skënderebu luan ndeshjen e dhjetë të kampionatit në Superligë të enjtën në orën 17:00 ndaj Flamurtarit, por gjërat jan komplikuar shumë në kampin korçar. Një lajm aspak i mirë për Ilir Dajën ka ardhur nga Sabien Lilaj. Mesfushori do ta humbasë këtë takim për shkak se ka thyer dy gishtat e dorës së majtë dhe pritet që të mungojë minimumi dy javë.

Ilir Daja do të duhet të eksperimentojë me skemën, pasi në vend të Lilaj do të duhet të fusë Afrim Takun, ndërsa Osmani dhe Muzaka do të duhet të plotësojnë treshen e mesfushës ndaj Flamurtarit, por edhe në ndeshjen pasardhëse që luhet ndaj Kamzës.

Mungesa të tjera të rëndësishme janë, Bajrman Jashanica për shkak të dëmtimit në shpatull që mund të rikthehet për ndeshjen e Europa Leagues ndaj Dinamos së Kievit, nga ana  tjetër Martin Nespor  mungon sërish për shkak të problemit në shpinë. Ndërkohë që në fundjavë rikthehet edhe mesfushori nga Mali, Bakari Nimaga, i cili udhëtoi para pak ditësh drejt vendlindjes për shkak të një fatkeqësie familjare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga