
Rey Manaj vijon të jetë vendimtar për Barcelonën.
Sulmuesi lushnjar shënoi sërish, këtë herë në miqësoren ndaj Gironës.
24-vjeçari e nisi titullar këtë përballje, duke lënë gjurmën e tij. Kur po kronometrohej minuta e 24, Manaj gjeti të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare dhe me një prekje të lehtë mposhti portierin, me sferën që kalon në mesin e këmbëve.
Ky është goli i radhës për Manaj, që në takimin e shkuar shënoi 3 herë përballë Gimnastic.
Poll