Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Liverpool-Arsenal dhuron gjithçka, por nuk ka fitues në duelin e “titanëve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Liverpool-Arsenal dhuron gjithçka, por nuk ka fitues në
Liverpool - Arsenal

Një ndeshje emocionuese midis dy skuadrave kryesore në Premier League, por dueli në “Anfield” përfundoi në barazim 2-2. Liverpooli kishte një epërsi prej dy golash në pjesën e parë falë finalizimeve ​​të Cody Gakpo dhe Luis Diaz, por Arsenali arriti të rikthehej me golat e Gabriel Martinelli dhe Mikel Merino, ky i fundit u përjashtua më vonë për kartonin e dytë të verdhë .

Vendasit pothuajse shfrytëzuan epërsinë e tyre numerike me golin e Robertson që u anulua në kohën shtesë. Përfundon me barazim, por spektakël i madh në ligën e parë angleze.

“ Topçinjtë ” ende e gjejnë veten në vendin e dytë në renditje, ama duhet të kenë kujdes nga Neëcastle dhe Manchester City, të cilat janë kërcënuese dhe përkatësisht në -2 dhe -3 pikë. Në dy javët e ardhshme dhe të fundit të Premier League do të ketë “përplasje” spektakolare në kuadrin e kualifikimit për zonën Champions.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga