
Para pak ditësh, Cristiano Ronaldo vendosi të rinovojë kontratën për dy vite të tjera me Al Nassr, duke zgjedhur të mos transferohet në një ekip që luan në Botërorin e Klubeve. Mesa duket, kjo nuk paska qenë aspak në planet e 40-vjeçarit.
Këtë e ka konfirmuar vetë portugezi në një intervistë në kanalin e YouTube të Al Nassr. “Kam marrë disa oferta për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, por nuk mendoj se kishin kuptim. Preferoj të pushoj dhe të përgatitem mirë, sepse ky sezon do të jetë i gjatë, edhe Botërori i 2026.
Dua të jem gati për Al Nassr dhe për ekipin kombëtar. Jam i përkushtuar për të ndryshuar gjërat, jo vetëm në Al Nassr, por edhe në Arabinë Saudite.
Ky është qëllimi im, përveç fitimit të diçkaje të rëndësishme për Al Nassr, unë ende besoj në të. Kjo është arsyeja pse e rinovova kontratën time për dy sezone. Besoj se do të bëhem kampion në Arabi”, u shpreh Ronaldo.