
Paulina Kana - Leo Messi
Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e globit.
Këtë herë, me një trëndafil të kuq në dorë, zonja në fjalë të paktën ka marrë një përshëndetje nga Leo, pas 'refuzimit' të propozimit për martesë disa ditë më parë.
"Mosha është vetëm një numër", shkruante 98-vjeçarja në pankartën e saj.
Pasi Messi e vuri re në vijën anësore dhe e përshëndeti me dorë, duke e bërë të buzëqeshte, dhe ajo e ndryshoi mesazhin në pankartën e saj në "E dua Messin", të cilit argjentinasi i buzëqeshi përsëri.
Poll