
Alexander Isak
Alexander Isak po shihet si objektivi kryesor i Liverpool për të përforcuar sulmin. “The Reds” nuk kanë ndërmend të ndalen dhe kështu duan edhe transferimin e yllit suedez.
Futbollisti ka zhvilluar një sezon fantastik me Newcastle në Premier League dhe lëvizja për në “Anfield” nuk duket edhe aq e lehtë. 25-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe drejtuesit mund të kërkojnë miliona euro për ta lënë të lirë.
Gjithashtu Isak ka një pagë të lartë te Newcastle, duke qenë ndër më të paguarit. Gjithsesi te Liverpool do të tentojnë transferimin e tij gjatë kësaj merkatoje për të shtuar kështu forca në repartin e sulmit.
Poll