
Joao Pedro
Pasi arriti marrëveshjen për transferimin e Jamie Gittens, Chelsea ka përforcuar sulmin me një tjetër lojtar. Është Joao Pedro i cili do të largohet nga Brighton për t’u bërë lojtari më i ri i “Bluve të Londrës”.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, i cili raporton se Chelsea ka paguar plot 58 milionë euro për shërbimet e brazilianit. Joao Pedro do të firmosë një kontratë 7-vjeçare me londinezët, deri në qershorin e vitit 2032.
Sulmuesi 23-vjeçar do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të martën në Brazil. Pasi të ketë përfunduar testet mjekësore, do t’i bashkohet menjëherë Chelsea në Botërorin e Klubeve.
View this post on Instagram
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE