
Franci Lala
Iliria ka nisur me “vrull” të madh këtë merkato vere duke bërë disa transferime të bujshme. Kalimi më i fundit është bërë para pak minutash, Franci Lala i Vëllaznimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Iliria përmes një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi 25-vjeçar më parë ka bërë pjesë në klubet e Partizanit, Luftëtarit, Korabit, Tomorit dhe Kukësit.
Njoftimi i plotë i Ilirisë:
Klubi i Futbollit Iliria ka kënaqësinë të njoftojë firmosjen me Franci Lala!
Pozicioni: Mbrojtës
Me përvojë të çmuar në Superligën Shqiptare, ku ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit dhe Kukësit, Lala i bashkohet skuadrës sonë për të sjellë siguri dhe intensitet në prapavijë.
Mirë se erdhe Franci Lala – suksese me fanellën e Ilirisë!
View this post on Instagram
Poll