
Jamie Gittens
Jamie Gittens do të jetë futbollisti më i ri i Chelsea. Anglezi pritet të transferohet në “Stamford Bridge” gjatë merkatos së verës.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për këtë lëvizje, ndërsa nuk bëhet e ditur shumë e këtij transferimi. Fillimisht “Blutë” e Londës arritën marrëveshjen personale me 20-vjeçarin për një kontratë 7-vjeçare, ndërsa ditët e fundit është gjetur gjuha e përbashkët edhe me gjermanët.
Sipas “The Athletic” bëhet me dije se zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet në ditët në vazhdim, me sulmuesin që do të përforconte anglezët në sezonin e ri. Në këtë sezon me Dortmund ka luajtur në 49 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 12 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE