
Karriera e Lionel Messit po i vjen fundi dhe shumë njerëz ende pyesin veten se kush është më i miri midis tij dhe Diego Armando Maradonës .
Edhe Lionel Scaloni, trajneri i ekipit kombëtar argjentinas nuk donte të krahasonte dy lojtarët me numrin 10 më të mëdhenj në histori, edhe pse në fund zgjedhja e tij ra mbi sulmuesin e Inter Miami, i cili e ndihmoi të fitonte Kupën e Botës në Katar.
"E zgjodha Leon sepse e pashë dhe e di se si është. Sipas mendimit tim, nuk ka kuptim t'i krahasosh, sepse duhet t'i shijosh. Jam i bindur se të dy mund të kishin qenë lojtarë në vitet '70, '80, '90 dhe madje edhe tani, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë.
Jo të gjithë janë njësoj. Nga pikëpamja e futbollit, të dy janë gjeni, por kanë personalitete të ndryshme. Në mënyrën e tyre, të dy janë liderë, vetëm Leo e tregon këtë në një mënyrë të ndryshme.
Mund t'ju jap shumë shembuj, në Kupën e Amerikës 2021, kundër Kolumbisë, kur pati një problem muskulor, ai shkoi në dhomën e zhveshjes, fizioterapisti i bëri një masazh dhe ai u kthye të luante sikur të mos kishte asgjë”, e mbylli Scaloni.