Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Katër “finale” për Dinamon, rokadë lojtarësh në...infermieri. Tre rikthehen, tre mungojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Katër “finale” për Dinamon, rokadë lojtarësh

Dinamo pritet të fillojë një “sezon” të ri teksa me largimin e Dedes dhe rikthimin e Mehmetit në stol, skuadra kërkon menjëherë reagimin për të rimarrë vendin e parë në kampionat. Blutë kanë 4 finale përpara dhe e para fillon nga Lezha ku do të sfidojnë Besëlidhjen, një kundërshtar i lehtë në letër ndërsa një javë më vonë do të përballen me Apoloninë.

Dy të rradhës janë tejet delikate teksa do të përplasen me Flamurtarin dhe Korabin, dy rivalë direkt teksa me Flamurtarin kanë makthe ku u mposhtën 1-5 në Selman Stërmasi.

Përsa i përket gjendjes së ekipit, do të ketë një rokadë lojtarësh nga inferimiera teksa tre rikthehen më në fund dhe tre të tjerë do të mungojnë. Eni Imami, Sabien Lilaj dhe Indrit Prodani lënë pas dëmtimet dhe janë gati për Besëlidhjen ndërsa Vokrri, bomberi Marku dhe Gjoni do të mungojnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga