Iliria ka zyrtarizuar Bledar Devollin si trajnerin e ri. Kështu ish-trajneri i Kukësit do të japë kontributin e tij në Kategorinë e Dytë këtë sezon, që është e treta për nga niveli në futbollin shqiptar.
Kontrata e firmosur vlen për 3 vite. Kështu Iliria e Fushë-Krujës tregon ambiciet për të ardhmen. Kujtojmë se sezonin e fundit nuk ia dolën të ngjiten në Kategorinë e Parë, pasi ishte Lushnja që i mposhti në finalen e "play-off".
Kujtojmë se Devolli nuk ia doli me Kukësin të qëndrojë në Superiore. Sukses mund të konsiderohet finalja e Kupës së Shqipërisë. Maksimumi për verilindorët, që u mposhtën nga Egnatia.
Njoftimi i Ilirisë:
"Klubi Futbollit Iliria ben me dije se eshte arritur marreveshja me tranjerin e njohur Bledar Devolli i cili ka firmosur nje kontrat 3 vjecare me projekt afatgjate. Sezonin e fundit ishte pjes e Kukesit i cili arriti finalen e Kupes se Shqiperise.
I urojme mireseardhjen dhe suksese ne familjen bardh e blu".