Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ Maliqi rimori veten pas turpërimit në Gjirokastër, sulmuesi ganez gjen golin e parë me festim akrobatik

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Maliqi rimori veten pas turpërimit në Gjirokastër,
Ibrahim Deen

Maliqi fitoi bindshëm këtë fundjavë me shifrat tenistike 5-0 ndaj Memaliajt. Ibrahim Deen ka realizuar golin e parë në aventurën e re dhe kjo është një shtesë dyfish për të gëzuar në kampin juglindor.

Lojtari i huaj i ardhur në këtë merkato në klubin e Kategorisë së Dytë ka shfaqur cilësitë jo vetëm tek goli, po edhe në festimin akrobatik. Afrikani ishte ideatori i golit të parë të takimit të mbajtur në Maliq. Në minutën e 37-të lojtari nga Gana hapi siparin jo vetëm të ndeshjes po edhe të kapitullit tek maliqarët.

22 vjeçari ka luajtur më parë në Kategoriën e Dytë për një qytet shumë afër Maliqit, siç është Devolli. Me bilishtasit tundi rrejtën 3 herë, ndërsa tani ganezi sulmon për llogari të të kuqve që e morën veten pas turëprimit nga Luftëtari 1 javë më parë.

Goli i Ibrahim

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga