Kadri Birja u luargua nga Luftëtari ende pa nisur kampionati i Kategorisë së Dytë. Largimi i gardianit të portës siç “Newsport.al” bëri të ditur ditë më parë ishte për arsye familjare.
Tashmë 34-vjeçari nuk ka vonuar dhe ka gjetur ekipin e ri. Birja do të vazhdojë karrierën te skuadra e Naftëtarit, një tjetër ekip mjaft simpatik në këtë sezon në Kategorinë e Dytë.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë portieri do të jetë një vlerë e shtuar për naftëtarët. Naftëtari së bashku me kryetarin e klubit dhe trajnerin kanë bërë një ekip pretendent për ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Poll